Vendimi Nr. 26, datë 21.09.2026, miraton përdorimin e tepricës së fondeve të llogarisë 604 të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2026, sipas programeve dhe aktiviteteve mbështetëse të kërkimit shkencor, në shumën totale prej 63,291,194 (gjashtëdhjetë e tre milionë e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, të krijuar nga fondet e pashfrytëzuara të programeve të kërkimit shkencor, për financimin e:
Programit për Mbështetjen e Studimeve të Doktoratës në vitin 2026;
Shtesës së fondit në Programin për Projektet Bilaterale me Turqinë, për vitin 2026.