Ligji nr. 132/2014, miratuar më 2.10.2014, ratifikon marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër “Horizon 2020 – Programi për kërkim dhe inovacion”. Ligji u miratua në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.
Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe u shpall me dekretin nr. 8750, datë 17.10.2014, të Presidentit të Republikës. Teksti i marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian, në emër të Bashkimit Evropian, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen në “Horizon 2020 – Programi Kuadër për Kërkim dhe Inovacion (2014-2020)” i bashkëlidhet ligjit.